Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në ditën e dytë të vizitës në Mal të Zi, sot do të vizitojë komunën e Tuzit dhe të Ulqinit, ku do të pritet nga autoritet komunale atje.
Ndryshe Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me ftesë të Presidentit të Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, më 7 dhe 8 shkurt po zhvillon vizitë zyrtare në Mal të Zi.
Ajo dje është pritur me nderime të larta shtetërore.