Qeveria e Kosovës ka prezantuar sot logon e 15-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës si dhe të Epopesë së UÇK-së.
Kjo logo përmban portretet e Shaban Jasharit, Adem Jasharit dhe Hamëz Jasharit së bashku me shqiponjën dykrenore, njofton Klan Kosova.
Prezantimi u bë në një konferencë për media të zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi së bashku me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku.