Live

Prishtina do të bëhet me autobusë të rinj

21:11 / 14 Nëntor 2022

Nga admin

Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj, ka paralajmëruar se vitin e ardhshëm në Prishtinë do të vijnë autobusët e rinj.

Zogaj ka thënë se me EBRD po negociojnë kredinë e re, në vlerë prej mbi 10 milion eurove.

“Me EBRD po negociojmë kredinë e re, në vlerë prej mbi 10 mil EUR, për blerjen e autobusëve të rinj! Marrëveshja nënshkruhet këtë vit. Autobusët do t’i kemi në Prishtinë vitin e ardhshëm. Faleminderit EBRD, Trafikut Urban dhe kolegëve të Komunës për punën shumë konstruktive”, ka shkruar Zogaj.

Shpërndaje në

U Kopjua