Live

Prishtina fajëson qeverinë për grevën e “Pastrimit”, Musliu: Ndihmë morëm nga Ferizaj

18:25 / 14 Mars 2023

Nga Kosova Live

Pas grevës së punëtorëve të ndërmarrjes “Pastrimi”, drejtori i Shërbimeve Publike në komunën e Prishtinës, Ilirik Musliu, ka deklaruar se kanë marrë mbështetje nga komuna e Ferizajt.

Musliu tha se ndihma nga Ferizaj përbën makineri, teksa shtoi se janë duke komunikuar me operatorët ekonomikë që janë të kontraktuar për mirëmbajtjen rrugore në mënyrë që të largohen mbeturinat nga qyteti.

Ai ka fajësuar edhe Qeverinë e Kosovës që ka rritur çmimin e deponisë për “Pastrimin” duke ia pamundësuar kësaj të fundit të rrisë menjëherë pagat për punëtorët për shkak të obligimeve ndaj deponisë ku dërgohen mbeturinat.

“Bordi ka marrë një veprim, i ka treguar sindikatës që munden ta bëjnë një lëvizje në pagë mirëpo jo para muajit maj, për arsyeje se kanë pasur disa kalkulime financiare, kanë edhe obligime ndaj deponisë. Gjithashtu kemi bërë thirrje si komunë për një analizë financiare për çmimin e faturës, duke ditur që kemi një rritje të shpenzimeve, kostove operative edhe në ndërmarrjen ‘Pastrimi’ por edhe në komunat e tjera në vend kanë bërë një lëvizje të tillë, por lëvizjen më të madhe e ka bërë qeveria, e cila ka rritur çmimin e deponisë karshi ndërmarrjes pastrimi”, tha Musliu.

Tutje, ai tha se për komunën ka qenë befasi hyrja në grevë, teksa shtoi se komuna ishte e hapur dhe mbrapa vendimit të bordit në mënyrë se nga muaji maj të ketë rritje të pagave.

Ai ka shtuat se për 15 vite ndërmarrja ka pas menaxhim të tillë, dhe duhet kohë në përmirësim të saj.

“Bllokadat e tilla nuk janë formë për të gjetur zgjidhje me kërkesat që kanë, është dashtë që shërbimi të vazhdojë… Po ashtu ndërmarrja ‘Pastrimi’ nuk është tani në këtë gjendje por është një ndërmarrje të cilën e kemi trashëguar të tillë. Me rreth 15 vite ka pas një keqmenaxhim të tillë i cili e ka sjellë ndërmarrjen në një situatë tillë pa stabilitet financiar, pa makineri e ne të cilën ne prej fillimit e kemi trajtuar me prioritet”.

“Do të bëjmë maksimumin që deri nesër në mëngjes me pas një vendim të tillë dhe të ulemi në tavolinë sërish me sindikatën me një vendim që të vazhdojnë punën dhe a mundemi përfundimisht t’i japim zgjidhje këtij problemi, i cili në të njëjtën kohë edhe përgjegjësia është e madhe pasi ka të bëjë me shëndetin publik në kryeqytet për arsyeje se mund të vijmë deri tek një infeksion apo edhe të diçka më e keqe”, shtoi Musliu.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...