Live

Privatësia në Epokën Digjitale – Shfletuesit

13:24 / 17 Dhjetor 2019

Nga Kosova Live

Nuk është sekret që çdo aktivitetet i yni në internet është i mbikëqyrur dhe një numër relativisht i madhe i palëve marrin te dhënat tona duke filluar me adresën tone elektronike, fjalëkalimet, pëlqimet, preferencat dhe deri tek gjendja e jon materiale dhe emocionale.

Edhe pse te gjithë hymë ne te njëjtin shfletues, si p.sh Google, secili nga ne marrim përgjigje unike. Ne varësi te sjelljes sonë online, nëse kemi shikuar apo klikuar organizimet për festat e fundvitit, pavarësisht se ku do shfletojnë do na shfaqen oferta dhe mundësi për te marr pjesë në këto evente.

Shqetësimet e përdorëseve ne internet sa i përket privatësisë online janë legjitime. Dhe ky invazion mbi te dhënat personale nga shume pale, kryesisht ndodhe pers hak se shfrytëzuesi fundor, për arsye te ndryshme, nuk merr masat e nevojshme qe te ruaj privatësinë e tij.  

Andaj hapi  pare ne drejtim e duhur për te ruajtur privatësinë është qe te fshini  skedarët e përkohshëm të shfletuesit.

Si parazgjedhje, shfletuesit ruajnë pjesë të ndryshme informacioni në kompjuterin tuaj në lidhje me faqet e internetit që vizitoni:

• Cache është ruajtja që përmban imazhe dhe të dhëna të tjera në internet. Pasi të ruhen, të dhënat nuk kanë nevojë të shkarkohen përsëri nga serveri, duke shpejtuar kështu kohën e përgjigjes së faqes.

• Cookies janë skedarë të vegjël që, përveç të tjerash, mundësojnë që faqet e internetit të kujtojnë pajisjen tuaj dhe të mos ju logojnë kur shfletuesi është i mbyllur.

• Historia e shfletimit në internet.

• Një pjesë e madhe e këtij informacioni është e dukshme për gjurmuesit në internet. Përdoret për të zbuluar se cilat faqe në internet vizitoni dhe për të identifikuar interesat tuaja. Fshirja e këtyre të dhënave rregullisht do ta bëjë më të vështirë që mjete të tilla të profilizojnë aktivitetin tuaj në internet.

• Nuk ka nevojë të fshini të dhënat e përkohshme me dorë. Shumica e shfletuesve ju lejojnë të konfiguroni fshirjen automatike të cookies

• Por mos harroni se fshirja e të dhënave të përkohshme do t’ju privojë nga përfitimet e saj. Nevoja për të rivendosur te  kredenciale për hyrje në shumë faqe të ndryshme të internetit mund të jetë bezdisëse për disa njerëz. Por ka ndihmë në dispozicion me përdorimin e një menaxheri fjalëkalimi.

.

Shpërndaje në

U Kopjua