Live

Prizren| 31-vjeçarja raporton se është kërcënuar me vrasje nga bashkëshorti

12:12 / 28 Mars 2023

Nga Kosova Live

Policia e Kosovës njofton se të hënën rreth orës 19:00, në stacionin policor në Prizren është raportuar një rast i kanosjes.

Sipas njoftimit, viktima e rastit 31-vjeçare me inicialet A.G ka njoftuar se përmes telefonit është kanosur me vrasje nga bashkëshorti i saj – i dyshuari me inicialet E.N. 29 vjeç, i cili gjendet jashtë shtetit.

“Pas intervistimit të viktimës së rastit, mësohet se i dyshuari posedon armë zjarri pa leje valide dhe të njëjtën e mbanë në dhomën e gjumit”, thuhet në komunikatën për media.

Nga ana e krim teknikut thuhet se në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe është sekuestruar një armë zjarri (pistoletë) e llojit T.T–M57 dhe 39 fishekë të kalibrit 7.62mm.

“Për rastin në fjalë është konsultuar Prokurori i Shtetit me vendim të të cilit arma e gjetur sekuestrohet, iniciohet rasti i klasifikuar si vepër penale 1) Kanosja  dhe 2) Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i pa autorizuar i armë”, thuhet tutje në njoftim.

I dyshuari është në kërkim policor për shkak të dyshimeve të arsyeshme për veprat e kryera.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...