Deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha gjatë seancës së sotme të kuvendit ka paraqitur një shqetësim tek deputetët dhe qytetarët e Republikës së Kosovës.
Në fjalimin e tij, Berisha ka thënë se Prodhimet dhe produktet që po vijnë nga Serbia po iu vendoset barkodi i Kosovës, shkruan Berisha.
“Prodhimet dhe produktet që po vijnë nga Serbia dhe po u vendoset barkodi i Kosovës janë mashtrimet më të mëdhaja. Vjen vaj me cisterna e unë për këtëmbaj përgjegjësi vetëm le të urdhnojnë e lë të merren organet e intelegjencës dhe hetuesisë të merren me to, nga Ukraina, nga Rusia, Bullgaria e këto po paketohen në kosovë e po ju vendoset barkodi i Kosovës. Vjen qumësht nga Serbia e me barkod të Kosovës, keksa, e qokollada, vjen soxhuk me mish të dyshimt”, ka deklaruar Berisha.
Ndër të tjera ai ka thënë setë rinjtë ne veri po paguhen mga nga 20 euro për këtë.
“Në veri të Kosovës, me nismën e produkteve për largimin e produkteve serbe janë akomoluar të gjitha në neveri, Coca-Cola, Sprite e Fanta…dhe veç një dorë kanë hy 200 mijë tiketa “Made in Albania”, dhe ka të rinjë që sot po punojnë ne veri me nga 20 euro tu I heq ato “Made in Serbia” dhe po ja bëjnë banderolat e Shqipërisë dhe po I kthejn prap në vendin tonë”, ka thënë ai./Kosovalive.net/