Kolegji i Kirurgëve të Kosovës ka promovuat botimin e numrit të fundit të revistës shkencore “Kosova Journal of Surgery”, si dhe 4-Vjetorin e themelimit të këtij institucioni shkencor
Në këtë promovim ka marr pjesë kryetari i Kolegjit Prof.Dr. Rifat Latifi, dhe pjesëmarrës tjerë nga institucionet relevante arsimore dhe shkencore.
Në fjalën e tij drejtuar të pranishmëve, kryetari i KKK-së, Prof. Dr. Rifat Latifi, tha se në këtë tubim po kremtojmë përvjetorin e tri ngjarjeve modeste, por me efekt dhe potencial të madh akademik dhe zhvillimor për shëndetësinë e Kosovës.
“Katër vite më parë krijuam Kolegjin e Kirurgëve të Kosovës, një organizatë ombrellë që bashkon 13 shoqata kirurgjikale të Kosovës me potencial më shumë se 800 anëtarë. Kjo është një festë modeste, por e rëndësishme e synimeve tona për të ardhmen e Kirurgjisë së Kosovës, mbretëreshës së mjekësisë. Njëzet vjet më parë, inauguruam Qendrën e Telemjekësisë së Kosovës, qendra e parë e Telemjekësisë në Evropën Juglindore, një nga qendrat e pakta në të gjithë kontinentin e Evropës dhe një nga të parat në vendet në zhvillim në të gjithë botën. Programi ynë po në këtë muaj më vitin 2010, lidhëm më shumë se 10 spitale të Kosovës dhe Shqipërisë në një ekran. Andaj ky Dhjetor shënon 12 vjetorin e Telemjekësisë në Shqipëri dhe shënon një fazë të re të mjekësisë në tokat shqiptare”, tha dr. Latifi.