Komisioni për të Drejtat e Njeriut i Kuvendit të Kosovës e ka miratuar sot Projektligjin për Lirinë Fetare në Kosovë.
Ky miratim është bërë pa votat e Listës Serbe, deputetët e secilës nuk kanë marrë pjesë në këtë mbledhje.
Kryetarja e këtij komisioni, Duda Balje, ka paralajmëruar se ky projektligj nuk mund të miratohen në Kuvend ka pjesëmarrjen e Listës Serbe.
“Ne kemi pas përvojë edhe në 2018 kur e kemi pas këtë ligj në tavolinë. Nëse nuk kemi vota komplet puna do të jete zbrazët. Prej sot mundemi me definu që nuk mund të kemi sukses me këtë ligj duke pas parasysh tash si është puna në Kuvend”, ka thënë Balje, raporton kallxo.com.
Sipas Kushtetutës së Kosovës, projektligjet që kanë të bëjnë me te drejtat e komuniteteve duhet të miratohen edhe me dy të tretat e deputetëve.
Në këtë mënyrë, pa pjesëmarrjen e deputetëve serbë ky projektligj nuk mund të miratohet.