Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere sot do të mbajë mbledhje, e ku në rend ditë janë disa pika.
Do të bëhet shqyrtimi i Raportit me Rekomandime i Komisionit Funksional për Projektligjin për Pagat në Sektorin Publik, shqyrtimi i Raportit me Rekomandime i Komisionit Funksional për Projektligjin për Zyrtarët Publik, vazhdimi i shqyrtimit në parim i Projektligjit për Lotarinë e Republikës së Kosovës, votimi i Raportit vjetor financiar i Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale për vitin 2021, votimi i Raportit vjetor financiar i Autoritetit Rregullator për Shërbime të Ujit për vitin 2021, votimi i Raportit vjetor i Zyrës së Rregullatorit për Energji për vitin 2021, shqyrtimi i Raportit Vjetor Financiar i Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës për vitin 2021, shqyrtimi i Raportit Vjetor Financiar i Agjencisë për Krahasim dhe Verifikim të Pronës për vitin 2021, raporton RTKlive.