Live

“Prokuror, dorëzohu”, Zogaj: Çfarë pushteti është ky? Pse e gjithë kjo dhunë e paralajmëruar?

18:01 / 10 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Analisti Petrit Zogaj ka reaguar ndaj ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila sot i ka kërkuar një prokurori të dorëhiqet nga aktakuza që ka ngritur ndaj saj për hedhje të gazit në Kuved.

Në profilin e tij në “Facebok”, Zogaj ka shkruar se ky është një paralajmërimin i rrezikshme i ministres së Drejtësisë.

“Ministrja Haxhiu prokurorit “dorezohu sa s’eshte vone.” Cka nese prokurori nuk dorezohet? Cka ndodhe me te? Cka nese ai pret qe te behet vone? Cka nese prokurori sjelle prova dhe ministrja denohet nga gjykata? Cka ben ministrja ne ate rast? E shkarkon ate? E rrahe? E vret? Per cilat pasoja prokurori duhet me mendu kur ministrja e tij i thote “sa s’eshte be vone?” Cfare pushteti eshte ky? Pse e gjithe kjo dhune e paralajmeruar? Pse jane kaq ne siklet per te ushtruar kete dhune?”, ka shkruar Zoagj.

Shpërndaje në

U Kopjua