Live

Propagandistët e Putinit zgjedhin objektivin e radhës për pushtim: Kazakistani, ka shumë rusë atje

17:53 / 22 Nëntor 2022

Nga admin

Në emisionin e propaganduesit të njohur të Vladimir Putinit, Vladimir Sovolyov, të ftuarit kanë diskutuar për lëvizjet e ardhshme të politikës së jashtme të Rusisë.

Pavarësisht se forcat ushtarake ruse nuk arritën sukses të madh ushtarakë në fushëbetejë në Ukrainë, të ftuarit në televizionin shtetëror rus, diskutuan për objektivin e ardhshëm për pushtim.

Anton Geraschenko, këshilltar i ministrit të Brendshëm ukrainas, ka publikuar një pjesë të këtij emisioni, që tregon se si është zgjedhur Kazakistani si objektiv për pushtim potencial në të ardhmen.

“T’i kushtojmë vëmendje faktit që problemi ynë i radhës është Kazakistani, sepse aty mund të nisin të njëjtat procese naziste si në Ukrainë”, thotë një nga të ftuarit e emisionit.

Sipas mediave të huaja, transmeton Telegrafi, Solovyov kujtoi faktin se Rusia ka kufirin më të gjatë me Kazakistanin.

“Dhe shumë rusë janë atje, i gjithë karburanti bërthamor për të gjithë Rosatomin tonë është atje,” shtoi folësi i parë.

Kujtojmë se Rosatom është agjencia shtetërore ruse për energjinë bërthamore.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...