Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Dehari, u ka bërë thirrje deputetëve si të pozitës dhe të opozitës që të jenë një zëri karshi Serbisë, kjo pas diskutimeve të fundit në vend për aneksin e planit të zbatimit evropian, për të cilin kryeministri Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq ranë dakord në Ohër.
Po ashtu, ai deputetëve u ka lexuar edhe një letër të kongresistëve amerikanë drejtuar Kosovës, në të cilën kërkohet që të mendohet dhe të përfshihen edhe shqiptarët e Luginës së Preshevës në këtë marrëveshje.
“Po ua lexoj këtë letër të kongresistëve amerikanë që t’ua rikujtoj edhe njëherë. Nuk duhet t’i harrojmë shqiptarët e Luginës së Preshevës”, ka thënë Dehari.