Live

Protestë në Berlin kundër dërgimit të armëve në Ukrainë – mblidhen 10 mijë njerëz

19:33 / 25 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Një protestë në Berlin kundër dërgimit të armëve në Ukrainë tërhoqi 10,000 njerëz të shtunën, raporton Reuters.

“Kryengritja për Paqe” u mbajt rreth Portës së Brandenburgut në Berlinin qendror, një ditë pas një-vjetorit të pushtimit rus të Ukrainës.

Veprimtaria u organizua pjesërisht nga politikania Sahra Wagenknecht, një anëtare e partisë së majtë Die Linke të Gjermanisë.

Pankartat në protestë mbanin shkrime të tilla si “Negocio, jo përshkallëzo” dhe “Jo lufta jonë”.

Në faqen e internetit të demonstratës thuhet: “I bëjmë thirrje kancelares gjermane të ndalojë përshkallëzimin e dërgesave të armëve. Tani!…Sepse çdo ditë e humbur kushton deri në 1000 jetë më shumë – dhe na afron me një luftë të tretë botërore.”

Ministri gjerman i financave, Christian Lindner, reagoi ndaj protestës duke postuar në Twitter: “Kushdo që nuk qëndron në krah të Ukrainës është në anën e gabuar të historisë”.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...