Live

Protestë në Shtime, kërkohët lirimi I vëllezërve Ndrecaj

14:41 / 09 Gusht 2019

Nga Kosova Live

Qytetarët e Shtimes sot po protestojnë para Gjykatës në Ferizaj kundër vendimit për paraburgimin e vëllzërve Ndrecaj.

Ata e kanë konfirmuar këtë protestë në një njoftim për meda.

“Sot me datë 09.08.2019 në ora 11:00 para Gjykatës në Ferizaj vazhdojmë protestën kundër vendimit të Gjykatës që burgosi pronarët e shtëpisë, ku natë më parë u grabitën dhe u plagosën nga grabitësit. Hajni si pasojë e përleshjes morri plagë dhe ndërroj jetë, ne si familjar ndjejmë keqardhje por Nuhi Ndrecaj ka reaguar në vetëmbrojtje”, thuhet në njoftimin e dërguar për media

Qytetarët me anë të kësaj proteste kërkojnë lirimin e vëllezërve dhe i’u bëjnë thirrje edhe mergimtarëve t’iu bashkangjiten.

“Ne kërkojmë nga Gjykata që ti lirojë Vëllezërit Ndrecaj menjëherë dhe të koncentrohet në kapjen e hajnave të tjerë që ende janë në liri dhe ku qytetarët dhe posaqërisht mërgimtarët po rrezikohen gjatë pushimeve të tyre në shtëpinë e tyre”, thuhet tutje në njoftimin e tyre.

Shpërndaje në

U Kopjua