OVLUÇK-së Gjakovë fton të gjithë qytetaret qe nesër te marrin pjesë ne protestën qe do organizohet për lirimin e luftëtarit Tomor Morina
Pas vendimit te Gjykata penale në Shkup, ku i refuzohet lirim të ish pjesëtarit të UÇK-së, Tomor Morina, i arrestuar para 5 ditëve në vendkalimin kufitar në Bllacë. OVLUÇK-së Gjakovë fton të gjithë qytetaret qe nesër te marrin pjesë ne protestën qe do organizohet për lirimin e luftëtarit Tomor Morina, Ketë e Konfirmon z. Sadri Hoxha -Kryetari I OVL te Gjakovës
Vendimi është marrë në bazë të nenit 165, pika e parë të
Kodit të Procedurës Penale. Pas këtij vendimi, Morina është dërguar në burgun
hetues në Shutkë (Shkup).
Për çështjen e ekstradimit te mundshëm do të vendosë Ministria e Drejtësisë së Maqedonisë së Veriut. Ekstradimi i tij, do sillte një precedent dhe rrezikshmëri për vizitë te Maqedonisë Veriore te gjithë veteraneve te UCK-se.
Ish-pjesëtari i UÇK-së, Tomor Morina, u arrestua të mërkurën nga policia maqedonase, në bazë të një fletë-arresti të lëshuar nga INTERPOL-i, me kërkesë të Serbisë.
Zyrtaret e larte te Maqedonisë veriore thirren ne zbatim te ligjit, gjersa Zyrtaret e Republikës se Kosovës deklarojnë se nuk do lejojnë ekstradimin Tomor Morinës ne Serbi.