Live

Protestë për lirimin e luftëtarit Tomor Morina

16:29 / 30 Korrik 2019

Nga Kosova Live

OVLUÇK-së Gjakovë fton të gjithë qytetaret qe nesër te marrin pjesë ne protestën qe do organizohet për lirimin e luftëtarit Tomor Morina

Pas vendimit te  Gjykata penale në Shkup, ku i refuzohet  lirim të ish pjesëtarit të UÇK-së, Tomor Morina, i arrestuar para 5 ditëve në vendkalimin kufitar në Bllacë. OVLUÇK-së Gjakovë fton të gjithë qytetaret qe nesër te marrin pjesë ne protestën qe do organizohet për lirimin e luftëtarit Tomor Morina, Ketë e Konfirmon z. Sadri Hoxha -Kryetari I OVL te Gjakovës


Vendimi është marrë në bazë të nenit 165, pika e parë të Kodit të Procedurës Penale. Pas këtij vendimi, Morina është dërguar në burgun hetues në Shutkë (Shkup).

Për çështjen e ekstradimit te mundshëm do të vendosë Ministria e Drejtësisë së Maqedonisë së Veriut. Ekstradimi i tij, do sillte një precedent  dhe rrezikshmëri për vizitë te Maqedonisë Veriore te gjithë veteraneve te UCK-se.

Ish-pjesëtari i UÇK-së, Tomor Morina, u arrestua të mërkurën nga policia maqedonase, në bazë të një fletë-arresti të lëshuar nga INTERPOL-i, me kërkesë të Serbisë.

Zyrtaret e larte te Maqedonisë veriore thirren ne zbatim te ligjit, gjersa Zyrtaret e Republikës se Kosovës deklarojnë se nuk do lejojnë ekstradimin Tomor Morinës ne Serbi.

Shpërndaje në

U Kopjua