Live

Protestojnë punëtorët, reagon menagjmenti i Qendrës së Studentëve

11:36 / 18 Shtator 2019

Nga Kosova Live

Për protestën që po mbahet në ambientet e Qendrës së Studentëve nag punëtorët e pastrimit , ka reaguar menagjmenti i kësaj qendre ku në një njoftim kanë treguar  se protesta nuk ka të bëjë me ta por me pakënaqësitë ndaj kompanisë ku ata punojnë, kompanisë “BENI”

“Njoftim  lidhur  me  protestën që po mbahet nga ana e  punëtorëve teknik  në Qendrën e Studentëve në Prishtinë. Ju njoftojmë se këta punëtorë nuk janë nën menagjimin e Qendrës së Studentëve por janë punëtorë  të Kompanisë së pastrimit “BENI”. Me anë të kësaj proteste ata janë duke shprehur paknaqësit e tyre ndaj Kompanisë “BENI”.

Shpërndaje në

U Kopjua