Live

PSD e AAK të hënën në orën 15:00 nënshkruajnë koalicionin parazgjedhor?

13:27 / 17 Gusht 2019

Nga Kosova Live

Shpend Ahmeti e Ramush Haradinaj të hënën pritet t’i vënë firmat në dokumentin që i bashkon në koalicion parazgjedhor.

Ceremonia e nënshkrimit pritet të zhvillohet të hënën në orën 15:00.

Madje një koalicion të mundshëm parazgjedhor ndërmjet dy partive opozitare – Visar Ymeri i PSD-së – e ka paralajmëruar edhe para dy ditësh.

“Kemi pasur dhe kemi diskutime. Deri tashmë kemi biseduar me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, por nuk kemi të definuar dhe të nënshkruar asgjë. Javën e ardhshme besoj se gjërat do të qartësohen më shumë”, ka thënë Ymeri të enjten më 15 gusht. /klankosova/

Shpërndaje në

U Kopjua