Live

PSE Albin Kurtit dhe Ramush Haradinajt ju ngutet për Zgjedhje!

12:58 / 26 Korrik 2019

Nga Kosova Live

Albin Kurtit dhe Ramush Haradinajt është duke ju ngutur te shkohet në zgjedhje të parakohshme, ngase ata vlerësojnë qe çdo dite e shtyre donë te thotë për partitë e tyre vota elektorale me pake.

Albin Kurti dhe VV-ja, e kanë kuptuar qe pas ndarjes dhe krijimit te PSD-se , kanë humbur besueshmërinë e elektoratit dhe një numër te konsiderueshëm te votave elektorale. Kjo ramje çdo dite është me e theksuar, andaj shohin si shpëtim caktimin sa me te hershme te datës se zgjedhjeve për te ndaluar sado pak humbjen e vazhdueshme te votave. Pasiguria dhe nxitimi vërehet qarte ne “vardisjen politike “ te Albinit ndaj LDK-se dhe Isa Mustafes  armikut te deridjeshëm politik.

Njëkohësisht Ramush Haradinaj Kryeministri i  dorëhequr, vlerëson qe partia e tij ka pasur një ngritje për shkak te veprimeve te ndërmarra te lidhura me taksen. Veprime te cilat nuk kanë sjell ndonjë rezultat konkret pozitiv, përveç qe kanë qen veprime populliste. E qe ne praktik kanë sjell izolimin e Kosovës ne arenën ndërkombëtare.  Këto vendime  “popullsite” janë duke u zbehur çdo dite, ndaj dhe AAK-se është duke ju ngutur qe te shkohet sa me pare e zgjedhje! Andaj dhe dorëheqja e Ramush Haradinaj ndërlidhet me pretendimet e momentumit te vlerësuar pozitiv nga ana e AAK-se.

Shpërndaje në

U Kopjua