Live

Pse nuk bashkohet Shqipëria me Kosovën? Molliqaj zbulon prapaskenat në Beograd

21:54 / 28 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Kryetari i Partisë Socialdemokrate Dardan Molliqaj, është shprehur se mos bashkimi i shqiptarëve vjen për shkak të problemeve që ka Serbia me Kosovën.

I ftuar në emisionin “Now” në Euronews Albania, ai theksoi se pa u zgjidhur problemet mes këtyre dy shteteve, nuk do të ketë bashkim të shqiptarëve.

“Problemi i shqiptarëve dhe asaj që quhet shpesh rruga e tyre është shtruar gabim. Shpesh herë është thënë se nuk ka dëshirë pjesa që jeton në Shqipëri dhe në Kosovë ose të ngjashme. Më e madhja që është thënë është se shqiptarët nuk mund të bashkohen për shkak se nuk do Perëndimi dhe bota.

Unë besoj se teza më e saktë është se problemi i mos bashkimit të shqiptarëve vjen nga problemet që kanë shqiptarët me Serbinë, në veçanti dhe me ndonjë shtet tjetër fqinj. Pa u zgjidh problemi mes Kosovës dhe Serbisë atëherë nuk ka gjasa të ndodh bashkimi i shqiptarëve. Kjo është arsyeja se përse nuk bashkohemi”- tha ai.

Shpërndaje në

U Kopjua