Live

Pse patatet duhen futur patjetër në frigorifer

18:18 / 27 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Agjencitë ushqimore dhe grupet e konsumatorëve deri më sot na kanë thënë që të mos i fusim patatet në frigorifer. Madje është thënë që jo vetëm nuk ruhen siç duhet të frigorifer, por edhe të bëjnë dëm për shëndetin.

Sqarimi ishte se ruajtja e patateve të pagatuara në temperatura të ulëta çon në formimin e sheqernave shtesë, të cilat shndërrohen në akrilamide, një kimikat që ka potencialin të shkaktojë kancer tek njerëzit kur patatet skuqen ose piqen më pas.

Vetëkuptohet se kjo është diçka që ne do të donim ta shmangnim me çdo kusht.

Megjithatë, Agjencia e Standardeve të Ushqimit tani ka përditësuar këshillat e saj pasi një studim i ri zbuloi se ruajtja e patateve në frigorifer nuk është me të vërtetë më e rrezikshme sesa mbajtja e tyre në dollapin tuaj.

Përveç kësaj, mund të ndihmojë që të jetojnë më gjatë. Rreth 714,000 ton patate çdo vit hidhet.

Mbajtja e patateve në frigorifer është një ‘mënyrë e mirë për të përfituar sa më shumë prej tyre, veçanërisht nëse nuk do t’i përdorni menjëherë’.

Ku i ruani patatet tuaja?

Pavarësisht nëse vendosni t’i ruani patatet tuaja në dollap ose në frigorifer, sigurohuni që ato të mos jenë të mbyllura në qese plastike ose kontejnerë. Kjo lejon që ajri të qarkullojë dhe të parandalojë akumulimin e lagështirës që mund t`i prishë perimet.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...