Live

Pse u vranë dy shqiptarët në Athinë? – Zbulohet shkaku

10:22 / 19 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Larja e hesapeve ka qenë shkaku i vrasjes që ndodhi mbrëmjen e së dielës në një lagje të Athinës. Mediat greke raportojnë se nga të shtënat mbetën të vrarë dy shqiptarë ndërsa personi që hapi zjarr në bar-kafen e mbushur me qytetarë, ishte i maskuar.

Autori mbetet ende në arrati ndërsa nga të shtënat e plagosur mbeti edhe një 31-vjeçare e cila po merr ndihmë shëndetësore jashtë rrezikut për jetën.

Në mediat e vendit fqinj janë publikuar edhe pamjet e marra nga kamerat e sigurisë dhe duket se autori ka qëlluar të paktën pesë herë në drejtim të tryezës ku ndodheshin dy viktimat me origjinë shqiptare, njëri 41-vjeç dhe tjetri 44-vjeçar.

Klientët në tavolinat rrethuese vrapuan për të shpëtuar.

41-vjeçari shqiptar ka marrë dy plumba në kokë dhe ka gjetur vdekjen në vend, ndërsa personi tjetër që e shoqëronte ka marrë një plumb në në gjoks. Kurse vajza e plagosur, e cila po ashtu është shqiptare, ishte ulur në një tavolinë aty pranë dhe ka marrë një plumb në bark.

Shpërndaje në

U Kopjua