Shpesh ndodh që të bëni plane me miqtë tuaj dhe në minutën e fundit të mos e keni disponimin për të dalur.
Studimet në Britani thonë se 79 për qind të britanikëve u ndodh që në minutën e fundit të heqin dorë nga dalja.
Kjo nuk konsiderohet krisje me miqtë tuaj, por sipas psikologëve, është thjeshtë një gjë që ju keni nevojë ta bëni dhe mund të jetë edhe e mirë për shëndetin tuaj fizik dhe mendor.
Psikologu Niels Eek. është shprehur se të bëni diçka vetëm për t’i kënaqur të tjerët, është gjë shumë e lodhshme, shkruan The Sun.
“Shumë prej nesh luftojnë të thonë ‘jo’ për shkak të shqetësimit se një përgjigje negative do të lëndojë ndjenjat e personit tjetër dhe do të dëmtojë marrëdhënien. Megjithatë, të thuash ‘jo’ më herët mund të minimizojë zhgënjimin në terma afatgjatë”, është shprehur ai.
Sipas disa psikologëve, anulimet ndodhin shpesh për shkak të lodhjes, stresit, depresionit dhe ankthit.
Por, ata thonë se para se t’i anuloni planet duhet të pyesni së pari vetën se a të sjellë lumturi prania jote atje, a nuk të pëlqen vërtetë të dalësh, apo a ka arsye më të thella?