Live

PTK i kërkon Z-Mobil kushte të reja, sindikata thërret grevë

09:05 / 29 Korrik 2019

Nga Kosova Live

PTK i kërkon Z-Mobil kushte të reja, sindikata thërret grevë

Telekomi i Kosovës i ka ofruar disa kushte operatorit Z-Mobil për ta vazhduar partneritetin. Një prej tyre është oferta që 20 për qind të fitimit ta mbajë Z-Mobile, ndërsa 80 për qind do t’i mbajë për vete. Kështu ka raportuar RTK duke iu referuar burimeve të veta. Kusht tjetër raportohet se është njohja e borxhit prej 12 milionë eurosh që Z-Mobile nuk ia kishte njohur asnjëherë Telekomit.

RTK-ja raportoi t dielën se Bordi i Telekomit do të mblidhet sot për të marrë vendim për një partneritet të mundshëm, por kundër vazhdimit të kësaj kontrate, Sindikata e punëtorëve të Telekomit ka paralajmëruar se do të hyjë në grevë që nga dita e hënë (sot), fillimisht në qendër, e më pas grevës të martën do t’i bashkohen të gjitha regjionet.

Greva, sipas Sindikatës së punëtorëve të kësaj ndërmarrjeje, do të jetë 24-orëshe.

Shpërndaje në

U Kopjua