Live

Publikohen pamjet e momentit kur Gjesti kapërceu murin e shtëpisë së Big Brother VIP Albania

11:24 / 02 Mars 2025

Nga Kosova Live

Për herë të parë janë publikuar pamjet e kapërcimit të murit të shtëpisë së Big Brother nga Gjesti pak ditë më parë, ndërsa ky i fundit ka treguar arsyen se përse e bëri atë veprim.

“Ka ditë që jam i ngarkuar, unë kam më shumë se të gjithë izolim dhe mbaj peshën e banorëve, dhe me Eglin.

Nuk dua të shoh një vajzë duke qarë pas meje se po më bën keq, është e dhënë pas mejë gjithë kohës, dhe po ndihem keq se nuk po duket normale.

E kam pasur dhe jashtë një situatë me një vajzë që ka shkuar dhe në një gjë edhe më të keqe.

Jam i ngarkuar dhe i lodhur, pata një ngushtim në zemër, desha thjeshtë për të parë më shumë. I kërkoj falje publikut dhe familjes time, keni marrë masat dhe ju, kam fol me psikologen”, tha ai.

Shpërndaje në

U Kopjua