Live

Publikohen të dhëna personale të mbi 2000 gazetarëve

09:10 / 08 Gusht 2019

Nga Kosova Live

Të dhënat e publikuara përfshinin emrat, numrat e telefonit dhe adresat e shtëpive të mbi 2000 gazetarëve në eventin e The Electronic Entertainment Expo

Të dhënat e publikuara përmes një spreadsheete(dokument) që mund të shkarkohet nga një lidhje në faqen e internetit E3( The Electronic Entertainment Expo)

Ngjarja e tregtisë është shumë e njohur për shfaqjen e produkteve më të fundit kompjuterike dhe lojërave video nga e gjithë bota. E3 u mbajt nga 11 qershori deri më 13 qershor në Los Angeles këtë vit.

Në një prononcim për Kotaku, një blog me lojëra video, ESA i tha që incidenti ishte për shkak të një të mete në internet.

“ESA u ndërgjegjësua për një dobësi në internet që çoi në listën e kontakteve të gazetarëve të regjistruar që morën pjesë në E3 duke u bërë publike. Pasi të jemi njoftuar, menjëherë kemi ndërmarrë hapa për të mbrojtur ato të dhëna dhe mbyllëm faqen, e cila nuk është më në dispozicion. Na vjen keq për këtë dukuri dhe kemi vendosur masa për të siguruar që ajo të mos ndodhë më, “tha ESA.

Shpërndaje në

U Kopjua