Tomy Shelby nga Peaky Blinders shihet me armë në dorë në imazhet e publikuara të cilat i takojnë skenave të sezonit të pestë.
Përpara tij në fotografi shihet një armë dhe plumbi.
Menjëherë pas publikimit të këtij imazhi u konfirmua se drama e xhiruar në qytetin anglez Birmingham do të kthehet në ekranet televizive më 25 gusht.
Në sezonin e pestë do të shohim Thomas Shelby
duke u përpjekur të lë gjurmë në politikë teksa fashizmi ngrihet rreth Evropës
përpara Luftës së Dytë Botërore.
Në serial përfshihen edhe yje tjerë si Tom Hardy, Helen McCrory, Sam Neill and Paul Anderson.
Seriali rikthehet në kanalin e BBC më 25 gusht, e dielë në ora 21:00.
