Live

Publikohet fotoja e Gjingjiqit, njeriut që Kurti i thuri elozhe, me ushtarakun famëkeq serb që sulmoi familjen Jashari

21:49 / 13 Mars 2023

Nga Kosova Live

Avokati Kujtim Kerveshi ka kritikuar ashpër kryeministrin Kurti në lidhje me postimin e tij, në të cilin e përkujtoi ish kryeministrin serb Zoran Gjingjiq.

Kërveshi ka paraqitur disa fotografi, ku Gjingjiq shihet i shoqëruar me “Gurin” (Goran Radosavljeviq) i cili kishte marrë pjesë në sulmin ndaj familjes Jashari.

Tutje Kerveshi ka shtruar çështjen e Luginës së Preshevës si dhe luftës që u bë atje, sa Gjingjiq po udhëhiqte me Serbinë. A i ka pyetur ata në Luginë se çfarë mendojnë për Gjingjiqin, ka shkruar ndër të tjera Kerveshi.

Postimi i tij i plotë:
Zoran Gjingjiq, ashtu siç Albin Kurti nuk e njihte apo ne se njohim Albinin

Albini kish thanë se Guri thuhet se ka marr pjesë ne sulmin ndaj familjes Jasharaj, e ka fjalë për Gurin si në foto me Gjingjiqin (foto e vetme poshtë me ngjyra, Guri ne krahun e djathtë të Zoranit “demokrat”).

Natyrisht, Albini nuk e njeh Zoranin nga vizita ne Pale, as nga shoqëria me Karagjiqin, Mladicin, Krajshnikun etj. as Zoranin e krahut kryesor të Koshtunicës!

A është e mundur që Albini nuk i din këto, apo ne nuk e dim’ kush është Albini?

Tu pa tu ba!

Të lumtë Albin që po na kthen kah do tema, ashtu siç të thonë që je i thellë, veç po tutna’ që nuk din not në thellesi të tilla e as ne nuk kemi me e ditë me dal në breg nga uji që po kërkon me na fut në not!

Pos neve në Kosovë, çka mendojnë ata në Luginë, për Gjingjiqin që ishte kryeminister i Serbisë gjatë luftës në Luginë! A i ke pyet ndonjëherë? Shumë demokratike ka qenë qeveria e tij ndaj shqiptareve!

Ti a nime Albin ke mendu siç ke shkruar apo të kanë thanë me e gravitu kah ndikimi gjerman për hatër edhe të gjermanëve edhe për hatër të Gjingjiqit.

Shpërndaje në

U Kopjua