U prit me shumë kuriozitet bashkëpunimi i Brunos dhe Shkurte Gashit dhe vetëm pak minuta më parë, kënga “Jetën tënde” u publikua në Youtube. Kënga, siç pritej është realizuar nga kompozitori Flori Mumajesi i cili ka shkruar edhe muzikën edhe tekstin.
“Jetën tënde” është një baladë e dhimbshme dashurie, e qetë dhe pa shpërthime në refren, si një klithmë e dashurisë së humbur. Fabula e këngës është e thjeshtë për tu kuptuar: fjalët e fundit që një çift i dashuruar i thonë njëri tjetrit. Zërat e Brunos dhe Shkurte Gashit lidhen mjaft mirë bashkë dhe mund ta mendojmë që tani sesi të lënduarit nga dashuria do t’i kthejnë disa gota, teksa këndojnë “Jetën tënde”.
Me këtë baladë dashurie, kemi dhe një rikthim të Flori Mumajesit në muzikë pas më shumë se 6 muajsh mungesë. Besojmë se “Threedots” kanë përgatitur edhe të tjera hite për sezonin vjeshtë-dimër ku zakonisht bëhen edhe më romantikë