Live

Publikohet raporti që vlerësoi korrupsionin tek noterët

08:55 / 29 Tetor 2019

Nga Kosova Live

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë, përmes projektit Mbështetje Përpjekjeve Kundër Korrupsionit (SAEK II) sot do të lansojë gjetjet e Raportit mbi Vlerësimin e Rrezikshmërisë nga Korrupsioni në sektorin e noterisë në Kosovë.

Raporti i vlerësimit të rrezikut nga korrupsioni për sektorin e noterëve është një vlerësim i rreziqeve të korrupsionit dhe jep rekomandime për reforma.

Është raporti më i fundit në një seri vlerësimesh të rrezikut nga korrupsioni që UNDP/SAEK II ka përgatitur në të kaluarën duke mbështetur sektorë të ndryshëm përfshirë: arsimin, shëndetësinë, minierat, integritetin gjyqësor dhe raportin lidhur me aktivitetet e mundshme të shpërlarjes së parave.

Zyra e UNDP-së në Kosovë thotë se do të vazhdojë të mbështesë institucionet e drejtësisë dhe ato juridike në përpjekjet e përbashkëta për të arritur Objektivat e Qëndrueshme të Zhvillimit (SDGs) të OKB-së, në rast konkret Objektivin 16, për Paqe, Drejtësi dhe Institucione të Fuqishme.

Raporti është mundësuar falë mbështetjes së Zyrës Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë.

Publikimi bëhet sot në Hotel “Sirius” duke filluar në ora 10:00.

Shpërndaje në

U Kopjua