Vjedhjet në vendin tonë vazhdojnë të jenë një dukuri shqetësuese.
Një e tillë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Sllatinë të Madhe.
Tashmë është publikuar edhe video, ku dy persona shihen fare të qetë duke hyrë në një lokal, ku marrin disa gjësende dhe më pas dalin jashtë, hipin në veturë dhe vazhdojnë rrugën e tyre.
KUJDES !Ka ndodhë një vjedhje në fshatin tonë dje ,në orët e para të mëngjesit në një biznes se pari vjedhin qelsat ne lokal pastaj vjedhin edhe nje automjet te keti biznesi !Shiko videon dhe shpërndaje!
Posted by Sllatine e Madhe on Monday, November 18, 2019