Punonjësit e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), kanë protestuar për të katërtën ditë radhazi kundër vendosjen së Presidencës në objektin e kësaj ministrie, raporton EkonomiaOnline.
Bislim Bislimi, punëtor në departamentin ligjor të MKR-së, tha se kanë hartuar një peticion të cilin e kanë dorëzuar në Zyrën e Presidencës, Qeverisë së Kosovës dhe të gjitha institucioneve të tjera relevante.
“Sot jemi në ditën e katërt të protestës dhe ne si staf i Ministrisë kemi hartuar një peticion dhe ky peticion iu është dorëzuar zyrës së Presidencës i cili është institucion dhe mendohet që do të zhvendoset këtu. pastaj qeverisë së Kosovës , avokatit të popullit dhe kryetarëve të partive parlamentare dhe të cilëve u kemi shpjegua arsyet e protestës tonë dhe i kemi argumentua dhe është një vendimmarrje e gabuar që dy ministri të zhvendosen në objekte private dhe të paguhet qeta prej 1.2 milion euro në vit. Ky është objekt publik dhe qeveria vendos se vila ministri në cilin objekt do të vendoset”, tha ai.
Bislimi tha se ky vendim po kundërshtohet nga punëtorët sepse kap një kosto të lartë të shpenzimeve. kundërshtojmë sepse ka shpenzime të mëdha
“Ne e kundërshtojmë për faktit sepse ka shpenzime shume të mëdha dhe janë të panevojshme dhe mënyra se si po ndodh zhvendosja është e padrejtë. Ne po protestojnë që 4 ditë me radhe dhe është shumë e çuditshme që nuk kemi marr përgjigje prej dikujt”, tha ai.
Punëtorët e dy ministrive, MKRS-së dhe MBPZhR-së do të vazhdojnë edhe në ditën në vijim të protestojnë.