Live

Punëtorët e Telekomit nisnin grevën

14:56 / 29 Korrik 2019

Nga Kosova Live

Ka filluar greva e Sindikatës së Punëtorëve të Telekomit, e paralajmëruar kundër vazhdimit të kontratës me Z-Mobile dhe kundër ekzekutimit të vendimit për transferimin e 25 milionë eurosh kompanisë së Devollëve. Greva është konfirmuar nga krye-sindikalisti i Telekomit, Lamih Balaj.

Drejtuesit e FSP-PTK patën paralajmëruar se nëse vendimi për marrëveshjen me Z-Mobile nuk do të bëhej publike, ashtu siç kishte paralajmëruar edhe shefi ekzekutiv i PTK-së se nuk do të vazhdohej, të njëjtit do të futeshin në grevë.

Deri nesër pritet të merret vesh nëse Vala do ta shkëpus kontratën me Z-Mobile, kur edhe skadon kontrata ndërmjet tyre.

Shpërndaje në

U Kopjua