Live

Punëtorët teknikë të shkollave ultimatum Komunës së Prishtinës: Rritje të pagave ose grevë

15:45 / 24 Mars 2023

Nga Kosova Live

Federate Sindikale e Punëtorëve Teknik të Sektorit Privat në Kosovë, Jusuf Azemi, i ka dhënë ultimatum komunës së Prishtinës që t’i rrisin pagat për punëtorët teknikë të shkollave në kryeqytet deri të hënën.

Nëse kjo s’bëhet, Azemi theksoi se punëtorët do të hyjnë në grevë nga dita martë.

Kërkesat e punëtorëve janë që mos të ketë zbritje të pagave nga 300 në 250 euro.

Në takimin me punëtorët teknikë të 10 shkollave të komunës së Prishtinës është vendim që nëse deri të hënën në orën 16:00 nuk ka rritje të pagave, nuk do të kryhet asnjë shërbim deri në përfundim të kërkesave.

“Sot kemi ardhur që të marrim një vendim çka tutje, meqë në momentin kur ne po e mbajmë takimin, komuna e Prishtinës ende nuk ka dalë me version zyrtarë për ndryshimin e kësaj page që ne nuk guxojmë të flasim pa dalë zyrtarisht, mirëpo sot është marrë vendim që nëse deri të hënën në orën 16:00 nuk kemi dokument zyrtarë për rritjen e pagave, të martën në orën 12:00 do të takohemi dhe nëse kërkesat tona nuk janë të kënaqshme do të hyjmë në grevë dhe më nuk do të kryejmë asnjë shërbim deri në përfundim të kërkesave”, theksoi ai.

Kreu i kësaj sindikate ka ftuar edhe prokurorinë për hetimin e tenderit, pasi sic thekson ai dyshon në kurdisjen e tenderit ndërmjet komunës dhe kompanive private.

Pakënaqësitë e punëtorëve po ndodhin për shkak që Komuna e Prishtinës pas procedimit të tenderit për shërbime në mirëmbajtjen e shkollave me pagë neto 300 euro për këta punëtor, ka ndryshuar shumën e pagave të punëtorëve dhe procedon me 250 euro./KP/

Shpërndaje në

U Kopjua