Një punëtor është rrëzuar teksa po kryente punime në Bresje të Fushë Kosovës dhe si pasojë e lëndimeve të rënda trupore ka vdekur.
Rasti është duke u hetuar dhe në polici është hapur si “rrezikim i sigurisë në vendin e punës”.
Njoftimi i plotë i policisë:
RREZIKIM I SIGURISË NË VENDIN E PUNËS/Fsh. Bresje, Fushë Kosovë 19.11.2022 – 08:55. Raportohet se, deri sa ishin duke u kryer disa punime, dyshohet se viktima mashkull kosovar është rrëzuar dhe si pasojë e lëndimeve të rënda ka vdekur. Mjekësia ligjore ka bërë tërheqjen e trupit të viktimës. Rasti është duke u hetuar.