Live

Pushteti avancon mbesën e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje

12:02 / 13 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Fadile Dyla, vajza e vëllait të deputetit Jahja Koka, është emëruar sekretares në Ministrinë e Arsimit.

Vendimi është marrë sot, në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës. Dyla do ta ushtrojë këtë pozitë në katër vitet e ardhshme.

Ndryshe, ajo e mbante këtë pozitë që nga viti i kaluar si ushtruese e detyrës, prej kur Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, e pati marrë këtë vendim më 25 maj 2022.

Vendimi i saj pati ardhur pasi ish-U.D. Sekretarit, Agim Bërdyna i kishte kaluar mandati si ushtrues detyre.

Lajmin atë ditë e kishte konfirmuar Ministria e Arsimit.

Jahja Koka i Vetëvendosjes i cili prej dy mandatesh është deputeti në Kuvendin e Kosovës, pati thënë s’e nuk ka gisht në emërimin e mbesës së tij.

Ai ka thënë se pavarësisht që merret me çështjet shkencore dhe arsimore, nuk ka ndikuar që mbesa e tij ta merr këtë pozitë të rëndësishme brenda ministrisë.

“Shikoni unë jam në moshë edhe prej kohës së pandemisë unë nuk kam shkuar tek vëllai, nuk kam qenë prej para pandemisë qe një vit e gjysmë nuk kam qenë fare, që një vit jam kyç në politik, dmth nuk e kam pa as vëllain e as Fadilen prej asaj kohe, unë sot e kom marre vesh. Absolutisht unë jo vetëm që nuk kam gishte aty, por unë sot e kam marrë vesh që ajo është emëruar në pozitë të tillë”, kishte thënë Koka për Gazetën Insajderi.

Shpërndaje në

U Kopjua