Live

Putin dhe Erdogan diskutojnë për marrëveshjen e grurit

16:20 / 25 Mars 2023

Nga Kosova Live

Presidenti rus, Vladimir Putin zhvilloi një telefonatë me homologun e tij turk, Rexhep Tajip Erdogan.

Erdogan falënderoi Putinin për “qëndrimin e tij pozitiv” në zgjatjen e marrëveshjes së drithërave të Detit të Zi, shkruan Reuters.

Tutje thuhet se Erdogan shprehu kuptimin e tij për pozicionin parimor të palës ruse për të arritur zbatimin e plotë të pjesës së dytë të marrëveshjes, duke hequr barrierat për produktet bujqësore të Rusisë.

Rusia parashtroi kushtet të hënën për të rënë dakord për çdo zgjatje të mëtejshme të marrëveshjes së drithit të Detit të Zi dhe Putin tha se Moska mund të dërgonte grurë falas në vendet afrikane nëse këto kushte nuk plotësoheshin.

“Putin dhe Ergodan shprehën kënaqësinë për dinamikën pozitive të marrëdhënieve tregtare dhe ekonomike, zbatimin e suksesshëm të projekteve të përbashkëta strategjike në sektorin e energjisë, duke përfshirë furnizimin me gaz dhe ndërtimin e termocentralit bërthamor Akkuyu në Turqi”, thuhet në deklaratën e Kremlinit.

Shpërndaje në

U Kopjua