Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, vazhdimisht nga njerëzit është perceptuar si një njeri që është shumë i shqetësuar me imazhin e tij publik.
Nga luajtja e hokejit në akull dhe pozimi në timon të automjeteve ushtarake deri te hipja në kuaj dhe peshkimi me gjoks të zhveshur, Putini ka punuar shumë për të kultivuar perceptimin e tij si një udhëheqës i ashpër, shkruan Skynews, transmeton Kosovalive.net.
Dhe në një vend në të cilin burrëria është me sa duket një tipar shumë i çmuar, fotografitë e fundit të presidentit që do të dalin në pah ndoshta janë surprizw pwr shumicën e njerëzve.
Putin bëri një vizitë në Klasterin Kërkimor Lomonosov në Vorobyovy Gory dje në Ditën e Studentëve Ruse dhe pozoi siç duhet për një foto përkrah një numri studentësh.
Por në këtë vizitë lideri rus kishte zgjedhur një palë këpucë që dukej se i shtonin disa centimetra shtesë gjatësisë së tij.