Live

Qalaj arsyeton reagimin e forcave të rendit në Leposaviq: Sulmuesit tentuan t’i vrisnin policët

09:31 / 25 Janar 2023

Nga Kosova Live

Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, e ka arsyetuar gjuajtjen me armë nga Policia e Kosovës në Bistricë të Leposaviqit, me ç’rast një veturë gjatë kryerjes së detyrave të saj është detyruar të qëllonte me armë zjarri.

Qalaj ka thënë se në atë rast policia e Kosovës ka qenë e kërcënuar dhe se ajo ka reaguar sipas ligjit të policisë.

Në një intervistë për Ekonomia Online, deputeti i PDK-së, ka thënë se në atë rast ka pasur tentim vrasje nga bandat kriminale.

“Për mua nuk është çështja se pse policia ka reaguar në atë mënyrë, unë mendoj që kurdoherë që polica sulmohet, pavarësisht sulmit policia e ka obligim ligjorë që të reagoj që të mbrojë vetën dhe mendoj që është një reagim i ligjshëm. Duke marr parasysh nga informata që i kam nga imediat po ashtu edhe nga komunikatat e policës, personat nuk ju kanë ndalur policisë dhe e kanë sulmuar me veturën e tyre në lëvizje dhe sulmi i tyre në lëvizje ndaj policisë që kanë qenë në detyrë statike për mua konsiderohet si tentim vrasje, pra të dyshuarit kanë tentuar që t’i vrasin policët e Kosovës dhe mendoj që policët kanë zbatuar hiq më pak e më shumë vetëm ligjin e policisë”, tha ai.

Qalaj tha se policia e Kosovës është gjithmonë në rrezik, por që sipas tij ajo është e përgatitur edhe në shumë mënyra.Ai ka përmendur edhe numrin e lartë të policëve të vrarë gjatë kryerjes së detyrës.

“Puna e policëve është gjithmonë me rrezik të lartë, është një institucion që ka 21 policë që kanë vdekur në krye të detyrës edhe këto ditë jemi dëshmitarë që policia e Kosovës sidomos në komunat veriore i’u është nënshtruar një rreziku mjaftë të madhe për shkak të një padëgjueshmërie qytetare atje dhe për shkak të një reagimi armiqësor të elementëve kriminal ndaj policisë së Kosovës. Mendoj që jeta e tyre është e rrezikuar mjaftë mirëpo policët janë të përgatitur edhe psiqikisht edhe fizikisht që t’i bëjnë ballë rreziqeve të ndryshme”, tha ai.

Ai po ashtu theksoi se nuk ka rëndësi se çfarë kombësie apo çfarë komuniteti janë të dyshuarit, teksa thotë se sulmuesi mbetet kriminel.

“Prapë po e përsërisë, unë për vete jam ndjerë shumë mirë kur policët kanë neutralizuar rrezikun duke përdorur armën e zjarrit, pra kudo në çdo pjesë të vendit policia nuk guxon të sulmohet nga as kush. Për mua nuk është më rendësi se çfarë kombësie apo çfarë komuniteti janë të dyshuarit për mua ata janë të dyshuar, janë kriminel, çdo kush që tenton ta sulmoj policinë është kriminel. Në këtë rast nëse polici ka qenë i rrezikuar me jetë ai duhet të përdorë gjitha pajiset që i ka për të mbrojtur vetën dhe kolegun e tij”, tha ai.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...