Live

Qalaj: Jemi në prag të luftës me Serbinë, qeveria të veproj për debllokimin e rrugëve, një pjesë e policisë ndodhen të bllokuar

14:16 / 13 Dhjetor 2022

Nga admin

“Ne jemi pranë një gjendje të luftës me Serbinë”, tha për kosovalive, ish drejtori i policisë, Rashit Qalaj, tash deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e PDK-së.

Ai këto komente i bëri ndërsa e analizoi gjendjen e keqësuar të sigurisë në pjesën veriore të shtetit, ku tash e disa ditë, grupe të dyshuara kriminale serbe nën udhëzimet e presidentit të Serbisë, po i mbajnë rrugët e bllokuara. Qeveria duhet të veproj menjëherë për debllokimin e rrugëve theksoi ai.
Shqetësuese edhe më shumë sipas z. Qalaj është se, një pjesë e policisë kanë mbetur të bllokuar, në kushte mjaft të rënda, po rrezikohet direkt siguria e tyre meqë ndodhen në një zonë në mes të barrikadave. Është e papranueshme që të mos kemi veprime të policisë për debllokimin e rrrugëve, pohoi ish drejtori i policisë.

Gjendja e sigurisë në veri sipas deutetit Qalaj është e përafërt me vitin 2011. Brengosëse për të janë veprimet e qeverisë Kurti e po ashtu edhe qasja armiqësore e Serbisë. Është shqetësuese mosveprimi i policisë, rrugët mbeten të bllokuara, policia po e pret një vendim politik për të vepruar nga qeveria e vendit, tha Qalaj.

Ka ditë që rrugët në veri mbeten të bllokuara me kamionë e automjete të rënda. Këtë model në fakt Serbia kishte tentuar ta vë në funksion edhe në Kroaci por kishte dështuar keq.

Përshkallëzimi i situatës së sigurisë në pjesën veriore të shtetit po ndodh pikërisht në kohën kur bashkësia ndërkombëtare po insiston për arritjen e një marrëveshjeje të shpejtë midis Kosovës dhe Serbisë. Gjendja e tashme në veri sipas analistëve e vë në pozita të vështira negociuese palën kosovare./Kosovalive.net/

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...