Deputeti i Partisë Demokratikë të Kosovës, Rashit Qalaj, në RTV Dukagjini ka komentuar shkurt Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, për të cilën ka thënë se nuk është një presidente që paraqet unitetin e popullit.
“Do të isha rezervu me e komentu, nuk është një presidente e cila paraqet unitetin e popullit dhe këtu isha ndalë…”, ka thënë Qalaj.
Kurse për Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, duke thënë se i vie mirë që ka ndryshuar, dhe nuk është më Kurti i para disa viteve që ka tentuar të kallë çdo gjë në Kosovë për disa kauza që po dalin të jenë të rreme.
Sipas tij, Kurti e ka kuptuar që pushteti është përgjegjësi dhe jo privilegj, duke theksuar së qeverisja e Kurtiti është jo efikase dhe e dobët.
“Sa i përket figurës se tij si kryeministër jam shumë i dëshpëruar në mënyrën se si po qeverisë, është mirë që ka ndryshuar, është mirë që ka ndryshuar qëndrime, është mirë që nuk është ai Albin Kurti viteve 2010, 2012, 2013, 2015 e 2016, kur ka tentuar që të kallë çdo gjë në këtë Kosovë për do kauza që dolën të jenë të rreme krejt, mirëpo, mirë që tani e ka kuptuar që të qenët në pushtet është më shumë përgjegjësi se sa privilegj. Dhe se pushteti nuk udhëhiqet sikur udhëhiqet një OJQ-ja, por të qenit në pushtet realisht të ndryshon krejtësisht, nuk je ai personi që ke qenë deri dje në rrugë, në OJQ…Unë mendoj që qeverisja e Kurit, është jo e mirë, jo efikase dh e dobët”, ka thënë Qalaj.