Pesë asamblistë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë kundërshtuar vendosjen e bustit të heroit kombëtar Isa Kastrati në Kamenicë.
Asamblistët e Vetëvendosjes kanë propozuar që busti i dëshmorit të vendoset te shtëpia e kulturës “Isa Kastrati” dhe jo në shesh.
E për këtë djali i heroit Isa Kastratit dhe njëherit ish-kryetarit të Kamenicës, Qëndron Kastrati në një prononcim për Periskopin ka thënë se nuk ka qenë i përfshirë në këtë proces, duke shtuar se nuk mund të gjykoi asgjë për këtë sepse konsideron se është konflikt interesi.
“Unë konsideroj që unë me gjyku për prindin tem është konflikt interesi është shumë e vështirë me qenë deri në fund objektiv edhe as nuk kam qenë i përfshirë fare në këtë proces dhe nuk e kam ndërmend me u përfshi. Kështu që ky është qëndrimi jem, mendoj që për këtë është dashtë me bë vlerësim shoqnia dhe institucionet”, tha Kastrati.