Bajram Qerkini, kryetari i organizatës për të pagjeturit e luftës në Kosovë “Zëri i prindërve”, ka thënë që kanë rikujtuar disa herë që duhet të ketë një nen për të pagjeturit gjatë luftës së fundit në Kosovë.
“Personat e pagjetur duhet të kenë nenin e veçantë e jo në nenin e gjashtë ku përzihet me politikë, jashtë politike”, ka thënë Qerkini në edicionin special të RTV Dukagjinit, duke shtuar se nuk kanë ndonjë marrëveshje tjetër.
Qerkini kërkon që neni për personat e pagjetur të jetë human dhe bisedat që bëhen mes dy palëve të jenë njerëzore pa u përzier me çështje politike.
“Në qoftë se vazhdon me politikë do të vazhdojë dhe me shekuj”, ka thënë ai, duke shtuar se ka bërë me dije që nuk kanë qetësim nëse nuk ka një pikë të veçantë.