Avokati i Adil Behramajt, Artan Qerkini, për Klan Kosovën ka bërë të ditur se ndaj Adil Behramajt, ish-këshilltarit të ish-presidentit Hashim Thaçi, nuk ka urdhërarrest, pra nuk mund të arrestohet pas bastisjes së banesës së tij.
Qerkini nuk ka dhënë detaje në lidhje me arsyen e bastisjes së banesës së Behramajt, as për kohëzgjatjen e kësaj bastisjeje.
Ndërkaq, më herët ishte pikërisht avokati i Adil Behramajt i cili e konfirmoi bastisjen nga Prokuroria Speciale në banesën e ish-këshilltarit të ish-presidentit Hashim Thaçi.
Qerkini ishte shprehur se bastisja në banesën e Behramajt ka nisur rreth orës 08:30 të mëngjesit.
“Mund të konfirmoj në cilësinë e avokatit të Behramajt se bastisja është në rrjedhje e sipër. Pa përfunduar bastisja s’mund të them asgjë. Bastisja ka ndodhur rreth orës 08:30 të mëngjesit”, u shpreh ai.