Qeveria e Kosovës ka shkarkuar anëtarin e Bordit Drejtues të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar nga Spitali i Përgjithshëm i Vushtrrisë, Dr. Isuf Zekaj.
ZKM përmes një komunikate për media ka njoftuar se ky vendim u mor në mbledhjen e radhës korresponduese të Qeverisë.
“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e radhës korresponduese, në të cilën mori vendim për shkarkimin e anëtarit të Bordit Drejtues të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar nga Spitali i Përgjithshëm i Vushtrrisë, Dr. Isuf Zekaj”.
Isuf Zekaj bashkë me dy kolegë të tij nga Spitali i Vushtrrisë, Ekrem Sefiu dhe Arsim Latifaj, dyshohen të kenë kryer veprën “marrje ryshfeti”, për kryerjen e operacioneve në këtë spital.