Live

Qeveria e shqetësuar për gjendjen në PTK

17:30 / 18 Korrik 2019

Nga Kosova Live

Telekomi i Kosovës po përballet me rrezikun e falimentimit, pasi që kompania Z-Mobile ka nisur procedurat e përmbarimit për inkasimin e mjeteve prej mbi 25 milionë euro. Për Qeverinë e Kosovës situata e krijuar është mjaft shqetësuese.

Këshilltari i kryeministrit Ramush Haradinaj, Haki Shatri ka thënë se nëse nuk arrihet ndonjë marrëveshje mes dy kompanive për rinegociim të kësaj çështjeje, atëherë Qeveria do të mblidhet për të gjetur një zgjidhje tjetër, për të dal nga kjo situatë e jashtëzakonshme. Sipas Shatrit Qeveria e Kosovës për raste të tilla e ka një kontingjent rezervë të mjeteve financiare.

 “Qeveria pret që Bordi t’i kryej veprimet e veta. Ne nuk përziemi drejtpërsëdrejti. Në rast se vjen deri te ndonjë përkeqësim i situatës, atëherë Qeveria duhet të merr veprimet e nevojshme. Kur është aprovuar buxheti ky problem nuk ka ekzistuar”, ka thënë Haki Shatri për Radiotelevizionin e Kosovës (RTK).

Në anën tjetër përfaqësuesi i sindikatës së punëtore të PTK-së, Lahmi Balaj ka thënë të enjten se veprimet e kompanisë Z-Mobile janë njëlloj presioni sa t’iu vazhduar kontrata. “Ky krim duhet të ndalet”, ka thënë Balaj, duke shtuar se “nëse ndodh një bllokim i xhirollogarive të punëtorëve të PTK-së, do të merren masa të rrepta”.

“Nëse dikush tenton t’i bllokojë xhirollogaritë, do të bëhet një kaos social, sepse janë në pyetje 3 500 familje, dhe të tillët kur mbesin pa paga, pa ushqim, atëherë do të ketë telashe të mëdha”, ka thënë Lahmi Balaj.

Përmes një komunikate për media Bordi i Telekomit të Kosovës ka bërë të ditur se duke marrë parasysh gjendjen në të cilën ndodhet kjo kompani gjasat janë minimale për të kryer një transaksion prej 25 milionë e 900 mijë eurosh, ndërsa ka paralajmëruar se do të ndiqen të gjitha rrugët ligjore që të prapësohet ky propozim – përmbarimi.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...