Live

Qeveria Kosovës i dërgon Perëndimit raport për situatën në veri, përmend edhe sulmin ndaj gazetarëve

12:56 / 28 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Qeveria e Kosovës i ka dërguar një raport të detajuar qeverive perëndimore në lidhje me përpjekjet e Serbisë për të nxitur dhunën në vend, ka bërë të ditur njohësi i politikave për Ballkan, Jasmin Mujanoviq, i cili ka siguruar një kopje të këtij raporti.

Në këtë raport, ndër të tjera, u përmend edhe sulmi ndaj gazetarëve të Klan Kosovës nga një grup serbësh të cilët hodhën gurë në drejtim të veturës së televizionit afër barrikadës në Zupç, ku si pasojë mbetën të lënduar shoferi dhe gazetarja e televizionit.

“Më 26 dhjetor për të katërtën herë gazetarët nga jugu i Kosovës sulmohen, me dy nga ta që edhe u lënduan nga hedhja e gurëve nga një grup serbësh të maskuar. Të njëjtën ditë, ushtria e Serbisë, e cila tash e disa vjet  grumbullon rezervat e armëve nga Rusia,  është  urdhëruar për gjendjen më të lartë të gatishmërisë, përfshirë topa me rreze të gjata”, thuhet në raportin e Qeverisë së Kosovës dërguar qeveritë e tjera perëndimore.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...