Live

Qeveria miraton shpronësimin e 18 zonave për zgjerimin e rrugës Prishtinë – Podujevë

11:44 / 22 Mars 2023

Nga Kosova Live

Qeveria e Kosovës ka miratuar propozim-vendimin për shpronësimin e 18 pronave kadastrale për zgjerimin e rrugës nacionale Prishtinë – Podujevë.

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu tha se zonat kadastrale që pritet të shpronësohen janë Bërnicë e Epërme, Bardhosh, Lebanë, Trudë, Prugoc, Besi, Vranidoll, Tenezhdoll, Lupç i Poshtëm, Shakovicë, Llugë, Lluzhan, Penuhë, Siboc i Epërm, Gllamink, Llapashticë e Poshtme e Podujevë, njofton Klankosova.tv.

Ndërsa, në fjalën e tij, kryeministri i vendit, Albin Kurti tha se rruga nacionale Prishtinë – Podujevë është prioritet i qeverisë.

“Por me qëllim të realizimit të të drejtave të pronarëve të pronave, pas përfundimit të elaboratit të shpronësimit, qeveria me miratimin e këtij vendimi fillon procedurën e shpronësimit të pronave që preken nga ndërtimi i kësaj rruge për 18 zona kadastrale të komunës së Prishtinës dhe të Podujevës”, tha Kurti.

Shpërndaje në

U Kopjua