Live

Qeveria nis hartimin e draft ligjit për të ndryshuar tarifat doganore dhe atë të TVSH-së

20:30 / 04 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Pas ndryshimeve të tarifave për tatimin në pronë, ministria e Financave dhe Transfereve është duke punuar në draft ligjin për ndryshimin e kodit doganore dhe TVSH-së.

Burime të “IndeksOnline” kanë bërë të ditur se janë formuar grupet punuese të cilat janë duke punuar intenzivisht në hartimin e draft ligjin për ndryshimin e kodit doganor dhe ligjin për TVSH-ë. Sipas këtij burimi nuk bëhet fjalë për rritje të tarifave doganore apo të TVSH-së, por që ndryshimet do të bëhen në harmoni me direktivat e Bashkimit Evropian.

TVSH-ja aktualisht si bazë është 18 për qind dhe është e përshkallëzuar ka produkte që janë të liruara, sipas këtij burimi nuk ka ende asgjë konkrete se a do të ketë ndryshim të TVSH-së.

“Ndryshimet në kodin tarifor të doganave do të bëhen në harmoni me direktiavt e BE-së. Për momentin janë në fazën fillestare të ndryshimeve por nuk do të thotë dhe se këto ndryshime do të ketë rritje , por ligjet duhet të jenë në harmoni me ligjet e BE-së. Këtë draft qeveria e dërgon në Kuvend”, ka thënë ky burim

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...